Lidhje

Vritet guvernatori i provincës afgane Logar


Policia afgane tha se një bombë e kontrolluar me telekomandë vrau guvernatorin e provincës lindore Logar dhe tre persona të tjerë.

Talebani mori përgjegjësinë për sulmin e së shtunës në qytetin Pagman, rreth 20 kilometra nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul. Nga sulmi u vranë guvernatori Abdullah Vardak, shoferi i tij dhe dy truprojet.

Një zyrtar i policisë lokale thotë se zoti Vardak ishte në automjetin tij dhe rrugës për në punë, kur një bombë kishte shpërthyer pranë shtëpisë së tij. Policia tha se ky ishte atentati i dytë kundër guvernatorit të Logarit gjatë muajve të fundit.

Në një deklaratë me shkrim, Presidenti afgan Hamid Karzai e dënoi sulmin e së shtunës.

Zoti Vardak ishte ministër i kabinetit në qeverinë e presidentit Hamid Karzai dhe kishte drejtuar forcat afgane, që luftonin së bashku me trupat amerikane gjatë ndërhyrjes në Afganistan në vitin 2001.

Ai është guvernatori i dytë afgan që vritet gjatë viteve të fundit. //bsa//

XS
SM
MD
LG