Lidhje

Rusi: 88 të vrarë në rrëzimin e një avioni të linjës Aeroflot


Zyrtarët rusë thonë se kanë gjetur kutinë e zezë ku është regjistruar komunikimi nga avioni i kompanisë Aeroflot, i cili u rrëzua Të dielën në Malet Urale. Në këtë incident gjetën vdekjen 88 vetë, 82 prej të cilëve pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit.

Zyrtarët shpresojnë se gjetja e kutisë së zezë do t'i ndihmojë të zbulojnë shkakun e rrëzimit të avionit të prodhimit Boing 737, i cili udhëtonte nga Moska për në Perm.

Mbeturinat e avionit ranë në shinat e hekurudhës Trans-Siberiane duke penguar përkohësisht lëvizjen e trenave në linjën Perm-Jekaterinburg.

Autoritetet thonë se do t'u ofrojnë familjeve deri në 80 mijë dollarë shpërblim për secilën viktimë. //bsa//

XS
SM
MD
LG