Lidhje

Grupet e ndihmave po përfundojnë projektet e tyre në Indonezi


Një fëmijë që i mbijetoi cunamit në Oqeanin Indian dhe një vajzë nga Shtetet e Bashkuara që ndihmoi viktimat atje, u takuan tre vjetë e gjysëm pas katastrofës. Të dyja vajzat shkëmbyen letra që u bënë simbol i marrëdhënieve të ndihmës mes provincës Aceh të Indonezisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Rrethuar nga kamerat dhe pyetjet e gazetarëve, një vajzë 11 vjeçare nga Acehu e veshur me shaminë tradicionale myslimane duket pak e hutuar.

Cunami i vitit 2004 në Oqeanin Indian shkatërroi qytetin e vogël të Nada Lutfijas në afërsi të kryeqytetit të provincës Banda Aceh. Prindërit e saj dhe dy vëllezërit ishin mes më shumë se 160 mijë njerëzve që gjetën vdekjen nga katastrofa.

Tre vjetë e gjysëm më vonë, ajo u takua me një vajzë nga Shtetet e Bashkuara e cila ofroi ndihmë për të mbijetuarit e cunamit.

Shokët e klasës së Maggie Hamiltonit në shtetin e Miçiganit vendosën të bëjnë dhe të shesin byrzylykë për të grumbulluar fonde për viktimat.

Maggie, e cila ishte 9 vjeçe në atë kohë, shkroi një letër të mbijetuarve ku shprehte keqardhjen për katastrofën dhe ofronte ndihmë.

Nada u zgjodh nga klasa e saj në Aceh të përgjigjej me një letër falenderimi.

Ajo thotë se është shumë e lumtur që takoi Maggin për herë të parë dhe se nuk mund ta besojë që është me të vërtetë ajo.

Lidhja e të dy vajzave u orkestrua nga qeveria indoneziane dhe u përdor si simbol i marrëdhënieve të ndihmës mes dy vendeve pas katastrofës.

Letrat e tyre janë cituar nga diplomatët dhe krerë shtetesh në Shtëpinë e Bardhë.

Maggie, e cila vizitoi Indonezinë me familjen e saj, tha se nuk e priste që letra e saj të tërhiqte kaq shumë vëmendje. Por ajo shton se kjo përvojë e ka ndihmuar për të qënë më aktive në punën vullnetare dhe në komunitetin e saj.

“Faktikisht punova me byrzylykët dhe shkrova letrën fillimisht, dhe pas kësaj, vitin tjetër kur uragani Katrina goditi Shtetet e Bashkuara, grumbullova gati 200 e ca dollarë dhe i dërgova tek ata. Kam punuar si vullnetare edhe në azile. Më pëlqen të ndihmojë tani njerëzit pas asaj që ndodhi”. - thotë Maggie

Nada dhe familja Hamilton u takuan me presidentin indonezian Susilo Bambang Judojono dhe vizituan Acehun dhe pjesë të tjera të vendit.

Vizita e familjes Hamilton vjen ndërsa shumë nga grupet ndërkombëtare të ndihmave po përfundojnë projektet e tyre në Aceh. Kjo po shkakton shqetësime rreth prespektivave të punësimit të banorëve vendas.

Sean Stein, konsull i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara në Medan në veri të Sumatras, thotë se humbja e vendeve të punës nuk po dëmton aq shumë ekonominë sesa ç’mendohej pasi shumë nga punonjësit e përkohshëm janë çuar aty nga provinca të tjera.

Ai thotë se fondet e ndihmave të huaja nuk po harxhohen më ekskluzivisht për rimëkëmbjen nga cunami. Shumë prej tyre po shkojnë për projekte afatgjata zhvillimi si përmirësimi i shkollave dhe spitaleve.

Stein thotë se disa projekte po i jepen qeverisë së re lokale.

Ndërsa gjashtë apo shtatë muaj më parë kishte ankth mes njerëzve për volumin e punës, tani që shohim përparimin që pshtë bërë mendoj se ky shqetësim është pakësuar ndjeshëm. - thotë Stein

Zyrtarët thonë se ka ende punë për të bërë për të siguruar paqe në Aceh. Rajoni është shkatërruar nga 30 vjetë luftë civile. Pas cunamit qeveria dhe rebelët kanë arritur një marrëveshje paqeje.

Juanda thotë se takimi i dy vajzave shërbeu si një simbol për marrëdhëniet jozyrtare që përfaqëson roli i komunitetin ndërkombëtar në të ardhmen e Acehut.

Zyrtarët e ambasadës amerikane thanë se ndërsa të dy vajzat udhëtojnë së bashku në Indonezi, ato kanë qënë në gjendje të ndajnë disa momente personale larg përkthyesve dhe kamerave.

Maggie thotë se ajo do të mësojë gjuhën indoneziane dhe shpreson që Nada të vijë e ta vizitojë atë ndoshta vitin e ardhshëm në Miçigan. //mm//

XS
SM
MD
LG