Lidhje

Kompania ajrore Alitalia, në prag të falimentimit


Qeveria italiane është mbledhur në një takim urgjent me punonjës të sindikatave të linjave ajrore dhe investitorë, në përpjekje për hartimin e një plani për të shpëtuar firmën shtetërore të fluturimeve, Alitalia, nga anullimi i fluturimeve për mungesë karburanti.

Alitala ka thënë se nuk garanton asnjë fluturim duke nisur nga dita e nesërme.

Deri tani sindikata po refuzon një plan sipas të cilit investitorët duhet të blejnë asete të kompanisë dhe të investojnë më tepër se 1 miliard dollarë në kompaninë e fluturimeve. Plani parashikon shkurtime të vendeve të punës, dhe kjo është kundërshtuar nga sindikata.

Kreu i sindikatës Xhuzepe Karonia i tha Rojters-it sot se ai ushqen “optimizëm të rezervuar”, për mundësinë e arritjes së një kompromisi në mënyrë që të shmanget mbyllja e kompanisë.

Më parë gjatë këtij viti, kompania franceze Air France KLM anulloi planet për të blerë kompaninë Alitalia, mbas një rezistence të fortë të sindikatave ndaj propozimit për të shkurtuar vendet e punës. //mm//

XS
SM
MD
LG