Lidhje

SHBA: Priten ndryshime të ndjeshme në sistemin bankar


Në Shtetet e Bashkuara institucionet financiare huadhënëse presin ndërmarrjen e masave të thella të cilat premtojnë ndryshimin e sistemit bankar në Amerikë.

Pas lajmeve të djeshme se bisedimet për të gjetur një blerës për bankën e investimeve Lehman Brothers kishin dështuar, gazeta "The Wall Steert Journal" njofton sot se banka Merill Linç kishte rënë dje dakord të blihej nga Banka e Amerikës.

Gazeta thotë se marrëveshja mundet që menjëherë të riorganizojë sistemin bankar në Shtetet e Bashkuara, duke e bërë bankën më të madhe huadhënëse të Amerikës edhe më të madhe.

Dje në mëngjes, bisedimet që kishin si qëllim stabilizimin e bankës Lehman Brothers përfunduan pasi Bank of America dhe banka birtanike Barclejs PLC vendosën kundër blerjes së bankës 158 vjet të vjetër të invesitmeve.

Banka Lehman më parë ishte banka e katërt më e madhe e investimeve në Shtetet e Bashkuara, por investimet e keqëja në pasuri të patundëshme dhe fusha të tjera sollën kohët e fundit një rënie drastike të aksioneve të saj. //iç//

XS
SM
MD
LG