Lidhje

Në Shtetet e Bashkuara bie numri i krimeve të dhunshme


Qeveria amerikane thotë se niveli i krimeve të dhunshme ra gjatë vitit të kaluar.

Në një raport të publikuar sot, Byroja Federale e Hetimeve tha se vitin e kaluar u njoftuan rreth 1,4 milion krime të dhunshme. FBI-ja tha se kjo përbën një rënie prej afro një përqind nga viti 2006.

Sipas FBI-së, krimet e dhunshme përfshijnë vrasjet, përdhunimet, grabitjet dhe sulmet e rënda.

Sipas FBI-së, numri i krimeve ndaj pronave si për shembull, vjedhjet e shtëpive, gjërave të tjera apo vënia e zjarrit ranë gjithashtu për të pestin vit me radhë në 1,7 përqind për vitin 2007.

FBI-ja thotë se këto krime kanë rezultuar në një humbje prej 17,6 miliard dollarë.//kk//

XS
SM
MD
LG