Lidhje

Ekipet kërkojnë për njerëz të bllokuar nga uaragani Ajk


Punonjësit e shpëtimit në shtetin e Teksasit po kërkojnë për më shumë njerëz që mund të jenë bllokuar nga Uragani Ajk, i cili shkaktoi përmbytje të mëdha dhe ndërpreu rrymën elektrike për miliona shtëpi përgjatë bregut në Gjirin e Meksikës.

Zyrtarët e emergjencës thanë se shpëtuan gati dy mijë njerëz që nuk përfillën urdhërat për evakuuim. Ata thanë se mijëra njerëz të tjerë mund të jenë në të njëjtën situatë. Agjencia Associated Press njoftoi se të paktën 32 njerëz kanë humbur jetën nga stuhia në 9 shtete.

Autoritetet thanë se mund të duhen javë, ndoshta muaj para se rryma elektrike dhe pajisjet e tjera të vihen në funksionim dhe po u bëjnë thirrje të evakuuarve të mos kthehen në brigjet e Teksasit.

Presidenti Xhorxh Bush paralajmëroi se konsumatorët mund të shohin një rritje të çmimeve të karburantit pasi disa rafineri të gazit në rajon nuk janë vënë ende në funksionim. Presidenti do të vizitojë Teksasin nesër. //kk//

XS
SM
MD
LG