Lidhje

Bush: Administrata po punon për të zbutur shqetësimet financiare


Presidenti Bush tha se ka besim në elasticitetin dhe forcën e ekonomisë amerikane për të kapërcyer tronditjet e tanishme në tregjet financiare.

Presidenti Bush tha sot se ai është i vetëdijshëm rreth shqetësimit që kanë shumë amerikanë për zhvillimet e fundit në ekonomi dhe shtoi se administrata po punon për t’i zbutur këto tronditje.

Presidenti i bëri komentet pas falimentimit të një banke të madhe amerikane investimesh, Lehman Brothers dhe problemeve të tjera në sektorin financiar amerikan të cilat po trondisin sot bursat e aksioneve kudo në botë.

Lehman Brothers, dikur banka e katërt e investimeve në Shtetet e Bashkuara, shpalli sot falimentimin pasi nuk arriti të gjejë rezerva të mjaftueshme monetare për të mbijetuar.

Ndërkohë, një institucion tjetër financiar, Bank of America, ra dakord të blejë bankën e investimeve Merrill Lynch për afro 50 miliard dollare.//ii

XS
SM
MD
LG