Lidhje

Vitamina A pakëson shanset e vdekjes tek foshnjet


Foshnjet kanë nevojë për vitaminën A, që i ndihmon ata të mbrohen nga sëmundjet infektive. Kur lindin, foshnjet kanë në organizëm një rezervë të vitaminës A, e cila është e mjaftueshme për një periudhë të shkurtër kohe, derisa ato fillojnë të ushqehen me qumështin e gjirit. Por në se nëna nuk është e ushqyer siç duhet, qumështi që ajo prodhon mundet të mos përmbajë një sasi të mjaftueshme vitamine A dhe si rezultat, foshnja e ka tepër të vështirë mbijetesën. Kjo ndodh tek një numër vendesh në zhvillim, ku ritmi i vdekjeve për të porsalindurit është veçanërisht i lartë. Në vazhdim, ju njohim me një studim të kohëve të fundit, i cili tregon se dhënia siç duhet e vitaminës A menjëherë pas lindjes, mund të pakësojë ndjeshëm shanset e vdekjes tek foshnjet.

Në Bangladesh ka rreth rreth 16 mijë foshnje nga zonat rurale të vendit, që u përfshinë në një studim mbi efektishmërinë e vitaminës A, kur ajo jepet menjëherë pas lindjes.

Gjysmës së foshnjeve ju dha një kapsulë vitamine A dhe gjysmës tjetër një kapsulë placebo, apo me sheqer.

Studjuesit në Shkollën e Shëndetit Publik, pranë Universitetit Xhon Hopkins në Baltimore të Merilendit zbuluan se një dozë e vetme e vitaminës A luante një rol të madh, tek mbijetesa e këtyre foshnjeve. Rolf Klem ishte një nga drejtuesit e studimit.

"Ne zbuluam, se mund të pakësohet me 15 për qind rreziku i vdekjes, kur foshnjet janë 6 muajshe. Kjo do të thotë, se vetëm në Bangladesh, rreth çdo vit prandalohen 20 mijë vdekje të foshnjeve,"- tha ai.

Zoti Klem vlerëson se në se Vitamina A do të ishte shpërndarë në masë tek të gjitha foshnjet në Azinë Jugore, rreth gjysëm prej tyre do të kishin mbijetuar.

Në të kaluarën, janë zhvilluar edhe studime të tjera në Azinë Jugore, lidhur me përfitimet e vitaminës A.

Në Nepal, kapsula me vitaminë A ju dha foshnjeve më të rritura, si dhe fëmijëve deri në moshën 5 vjeçare, në kuadrin e një programi në shkallë kombëtare, të financuar nga Kombet e Bashkuara.

Studimi i Universitetit Xhon Hopkins thekson të mirat që ka dhënia e vitaminës "A" deri në 7 orë pas lindjes së fëmijës. Si rezultat, ka plane për ta shtuar dhënien e vitaminës A tek të gjitha foshnjet e porsalindura në Nepal dhe në Bangladesh.

Por vendet e Azisë Jugore nuk janë të vetmet vende të botës në zhvillim që kanë një ritëm të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve.

Rolf Klem thotë se duhen bërë më tepër kërkime në Afrikë, sidomos në rajonet e prekura nga malaria.


"Studime të tjera kanë treguar se Vitamina A mund të pakësojë gjithashtu rastet e sëmundjeve infektive, temperaturat tepër të larta e simptoma të tjera që shoqërojnë malarien dhe që rrjedhimisht, i mbron foshnjet në Afrikë nga një shkak tepër të rëndësishëm i vdekjes."

Zoti Klem thotë se nuk janë mundësitë të jepen doza të përsëritura të Vitaminës A, përderisa një numër i madh foshnjesh në vendet të varfëra, lindin në shtëpi. Dhënia e një doze të vitaminës A në orët e para pas lindjes së foshnjes është tepër e vështirë të realisohet, shton ai, edhe pse atje ka gjithmonë një ekip mamish, apo grash të fshatit.//lk


XS
SM
MD
LG