Lidhje

Presidenti Bush viziton Teksasin pas uraganit Ajk


Presidenti Bush ndodhet në shtetin e tij të Teksasit për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga uragani Ajk në qytetet Galveston dhe Hjuston.

Miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike megjithëse kanë kaluar tre ditë pas stuhisë së fuqishme e cila goditi rëndë rajonin me erëra të dhe përmbytje të mëdha që shkatërruan lagje të tëra.

Mijra njerëz vazhdojnë të banojnë në strehime dhe ka ankesa për mungesa ushqimesh, uji të pijshëm, benzine dhe sendesh të tjera. Zyrtarët thonë se Galvestoni po kërcënohet nga një krizë shëndetësore në rritje.

Presidenti Bush u informua sot në Hjuston mbi gjendjen ndërsa më pas inspektoi nga ajri Galvestonin.

Ai premtoi se qeveria federale do të bëjë ç’është e mundur për të ndihmuar. Presidenti Bush tha se e kupton që banorëve po u humbet me shpejtësi durimi për shkak të ritmeve të ngadalta të operacioneve të ndihmës.//lk

XS
SM
MD
LG