Lidhje

Ukrainë: Bie qeveria Timoshenko pas prishjes së koalicionit


Në Ukrainë, koalicioni reformator në pushtet ra, duke shtruar perspektivën e bisedimeve të vëshira politike dhe zgjedhjet e treta parlamentare brenda tre vjetësh. Kryetari i parlamentit Arseni Jaceniuk bëri të njohur fundin e koalicionit, 12 ditë pasi përkrahësit e Presidentit Viktor Jushçenko tërhoqën mbështetjen e tyre.

Ata e morën këtë vendim, pasi aleatët e kryeministres Julia Timoshenko mbështetën ligjin për kufizimin e kompetencave të Presidentit. Parlamenti ka tani 30 ditë kohë që të formojë një koalicion të ri, ose në të kundërt, zoti Jushçenko mund të kërkojë zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Udhëheqësi i opozitës Viktor Janukoviç, i cili është për lidhje më të ngushta me Rusinë, e quajti këtë zhvillim fundin e rrugës për lëvizjen reformatore. Përkrahësit e zotit Janukoviç dhe kryeministres Timoshenko mund të bien dakord për formimin e një koalicioni. Por kryeministrja e ka përjashtuar prej kohësh aleancën me përkrahësit e udhëheqësit të opozitës. Analistët thonë se kjo manovër politike është pjesë e një lufte politike në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010.//lk

XS
SM
MD
LG