Lidhje

Kina kundërshton sanksione shtesë ndaj Iranit


Qeveria kineze thotë se shtimi i sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit nuk do t’i jepte zgjidhje krizës së programit bërthamor të këtij vendi. Zyrtarët amerikanë ngritën dje mundësinë e sanksioneve të mëtejshme ndaj Iranit, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e akuzoi Teheranin se ka bllokuar hetimet ndaj aktiviteteve të tij bërthamore.

Franca tha sot se do të kërkojë sanksione të mëtejshme. Por përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Gjang Ju, tha sot se dialogu mes Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore dhe Iranit do të ishte një mënyrë më e mirë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Departameti amerikan i Shtetit tha sot se pret të organizojë të premten një takim me përfaqësuesit e Francës, Britanisë, Kinës, Rusisë dhe Gjermanisë për të diskutuar rreth rrugës më të mirë për të ardhmen.//lk

XS
SM
MD
LG