Lidhje

Sulm pranë Ambasadës amerikane në Jemen: Vriten të paktën 16 persona


Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se sulmi pranë Ambasadës amerikane në Jemen është një kujtesë, se Amerika është në luftë me ekstremistët.

Militantët islamikë po marrin përgjegjësinë për një shpërthim me makinë bombë sot jashtë Ambasadës amerikane në Jemen, në kryeqytetin e vendit, Sana, që shkaktoi të paktën 16 të vrarë.

Një grup i vetëquajtur “Xhihadi Islamik në Jemen”, po ashtu kërcënoi për sulme të tjera.

Presidenti Bush i ofroi ngushëllimet e tij viktimave të sulmit. Ai shtoi se dhuna e tillë nuk do të bëjë që Amerika “të humbë durimin” dhe të tërhiqet nga zonat ku ekstremistët duan largimin e amerikanëve.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se sulmi ishte një përpjekje e dështuar për të prekur sigurinë rreth ambasadës.

Zëdhënësi Mekormak tha se sulmi, i cili përfshinte edhe sy shpërthime me autobomba mbante firmën e organizatës terroriste Al Qaeda. Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur ende në përfundim mbi autorësinë e sulmit.

Policia e rrethoi të gjithë zonën ku ndodhën shpërthimet. Zyrtarët thanë se mes të vrarëve janë 6 ushtarë jemenas dhe 6 autorë të sulmit. Nuk ka njoftime mbi amerikanë të vrarë në këtë sulm.//lk




XS
SM
MD
LG