Lidhje

Karaxhiç del para Gjykatës së Hagës në seancë përgatitore


Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, doli sot përpara Gjykatës së Hagës për një seancë përgatitore.Ai përballet me 11 akuza për genocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, për rolin e tij në sulmet mbi civilët gjatë konfliktit të viteve 90 në Bosnje – Hercegovinë.

Akuzat përfshijnë masakrimin në vitin 1995 të 8 mijë burrave dhe djemve muslimanë në Srebrenicë. Muajin e kaluar, në një seancë gjyqësore, zoti Karaxhiç nuk pranoi të deklarojë nëse ishte apo jo i pafajshëm.

Policia serbe e arrestoi zotin Karaxhiç në Beograd në muajin korrik, pas më shumë se 12 vjetësh gjatë të cilëve ai u bë ndër personat më të kërkuar në botë.

Në qoftë se shpallet fajtor, 63 vjeçari Karaxhiç mund dënohet me burgim të përjetshëm. //ii

XS
SM
MD
LG