Lidhje

Rusia nënshkruan marrëveshje me rajonet separatiste gjeorgjiane


Rusia nënshkroi marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi me rajonet separatiste të Gjeorgjsië, Osetinë Jugore dhe Abkazinë.

Presidenti rus Dmitri Medvedev i nënshkroi dokumentet dhe u zotua që vendi i tij do t'i mbrojë këto rajone. Ai po ashtu paralajmëroi se ajo që ai e cilësoi agresion të mëtejshëm të Gjeorgjisë, do të çonte tek "një katastrofë në shkallë rajoni".

Sot më parë, Ministri i Jashtëm i Rusisë e kritikoi me forcë vizitën në Gjeorgji të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jap de Hup Shefer dhe të një delegacioni të Aleancës. Në një deklaratë, udhëtimi cilësohej si "anti-rus" dhe thuhej se ai tregonte që NATO-ja vazhdon të udhëhiqet nga ajo që ajo e cilësoi "mënyrë e të menduarit sipas stilit të Luftës së Ftohtë".

Dje, zoti Shefer tha se rruga për pranimin Gjeorgjisë në NATO është plotësisht e hapur, por shtoi se Gjeorgjia duhet më parë të zbatojë reformat e nevojshme demokratike. Presidenti gjeorgjian Mihail Sakashvili më vonë e njohu Parlamentin e vendit me një sërë reformash të nevojshme për ta afruar vendin e tij me standartet e NATO-s. //rd//

XS
SM
MD
LG