Lidhje

Putin hedh poshtë rrezikun për rikthimin e Luftës së Ftohtë


Kryeministri rus Vladimir Putin thotë se vendi i tij kërkon integrim të plotë në ekonominë botërore dhe nuk do të angazhohet në një tjetër Luftë të Ftohtë me Perëndimin. Zoti Putin i bëri komentet para një grupi zyrtarësh dhe udhëheqësish të biznesit rus në pikën turistike Soçi në Detin e Zi.

Të enjten, Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha se Rusia po bëhet "gjithnjë e më autoritare" dhe "agresive. Në një aktivitet të organizuar nga Fondi Marshall Gjerman, zonja Rajs e komentoi ndërhyrjen e Rusisë në Gjeorgji si dhe veprime të tjera, me tonet më të forta që ka bërë deri tani.

Ajo tha se synimi i Shteteve të Bashkuara është t'ua bëjnë të qartë udhëheqësve rusë se veprimet e tyre po e çojnë Rusinë drejt "një rruge pa kthim të vetë-izolimit dhe humbjes së rëndësisë ndërkombëtare." //ad//

XS
SM
MD
LG