Lidhje

UNICEF: 500 mijë gra vdesin përvit gjatë lindjeve


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, tha sot se përparimi në uljen e vdekshmërisë së nënave gjatë lindjes së fëmijëve, po ecën me ritme të ngadalta, dhe duhet përshpejtuar.

Kjo organizatë ka deklaruar në Raportin Përparimi për Fëmijët, i publikuar sot, se më tepër se gjysëm milion gra në vendet në zhvillim vdesin çdo vit nga komplikacionet e krijuara gjatë shtatëzanisë apo lindjes.

Sipas këtij raporti më tepër se gjysma e të gjitha vdekjeve të këtyre grave, janë regjistruar në Afrikën Nën-Sahariane.

Një zyrtare e UNICEF-it tha se vendi më i rrezikuar për procesin e lindjes së një fëmije, është Nigeri. Sipas statistikave, 1 ndër 7 gra në këtë vend vdesin gjatë lindjes.

UNICEF-i thotë se hemorragjia është shkaku më i shpeshtë i vdekjes për gratë gjatë lindjes, kryesisht në Afrikë dhe Azi.

Raporti thotë se varfëria, statusi i ulët social i grave, dhe praktikat tradicionale janë faktorët që kushtëzojnë shanset e gruas shtatëzënë për të mbijetuar në mjaft vende të botës.

XS
SM
MD
LG