Lidhje

Kryeministri britanik mbështet integritetin territorial të Gjeorgjisë


Kryeministri britanik Gordon Brown ka theksuar mbështetjen e tij për integritetin territorial të Gjeorgjisë, ndërkohë që ministrat e mbrojtjes së NATO-s janë mbledhur në Londër, për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm në krizën e krijuar.

Udhëheqësi britanik i bëri komentet e tij gjatë takimit me homologun e tij gjeorgjian Lado Gurgenidze. Zoti Brown ka premtuar mbështetje ekonomike dhe financiare për Gjeorgjinë dhe tha se Britania ka nxitur vendet e tjera që të japin ndihmën e tyre për Gjeorgjinë.

Dje, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha se ai i ka këshilluar ministrat e NATO-s që të mënjanojnë konfrontimin direkt me Rusinë rreth çështjes së Gjeorgjisë. Sekretari Gates tha se ai do të nxisë anëtarët e NATO-s të vazhdojnë planet normale për manovrat ushtarake brenda aleancës, si një masë për sigurimin e stabilitetit.

Ndërkaq, Presidenti i Gjeorgjisë Sakashvili u shpreh optimist për të ardhmen e vendit të tij, përpara nisjes për në New York, ku do të marrë pjesë në sesionin e ri të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, i cili nis punimet javën e ardhshme. //rd//

XS
SM
MD
LG