Lidhje

Publikohet muzika e filmit të ri të serialit "Agjenti 007"


Agjenti 007, personazhi legjendar Xhejms Bond i serialit britanik të spiunazhit, ende nuk ka filluar të hedhë në erë makina apo të kryejë akte fantastike ne ekran. Këto pamje do t'i shohim në tetor kur të dalë në kinema filmi i ri "Quantum Solace". Por realizuesit e filmit sapo kanë publikuar kolonën zanore të filmit. Këngëtari i muzikes rok Jack White dhe Alicia Keys, e njohur për regjistrimet e saj R'-n-B' janë bashkautorë të këngës "Another Way to Die" - "Një tjetër mënyrë për të vdekur". Kënga do të jetë himni i filmit të ri "Quantum Solace" që ka në qendër aktorin Daniel Craig në rolin e Xhejms Bondit, agjentit të pakapshëm britanik, i cili i ka hipnotizuar për rreth 5 dekada shikuesit jo thjesht me aftësitë e tij si agjent, por edhe me sjelljen e sofistikuar dhe me magnetizmin e parezistueshëm për femrat. Këngëtare White shkroi vargjet dhe kompozoi muzikën për këngën Another Way to Die. Ai gjithashtu shoqëron në kitarë këngëtaren Alicia Keys. Videoja e këngës do të dalë në treg në fillim të tetorit. Ndërkaq filmi ka zgjuar kaq shumë interes, sa që princat William dhe Harry janë ndër emrat e famshëm që kanë prenotuar që tani të ndjekin premierën që do të shfaqet në Londër më 29 tetor 2008. //mm//

XS
SM
MD
LG