Lidhje

Mustafa: Lugina e Preshevës ka nevojë për ndihmën e Prishtinës


Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të krijojnë një qendër bashkërenduese, të ngjashme më një qendër të tillë që ka Beogradi për serbët e Kosovës, në mënyrë që të ketë një përkujdesje për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Kryetari i Kuvendit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në një bisedë më korrespondentin tonë në Prishtinë Besim Abazi ka tërhequr vërejtjen se Lugina e Preshevës ka nevojë për ndihmën e Prishtinës për t'u përballur me problemet e shumta me të cilat ndeshen shqiptarët në tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

XS
SM
MD
LG