Lidhje

Nga Lufta e Ftohtë tek Lufta kundër Terrorit


Gjatë Luftës së Ftohtë në botë ishin dy superfuqi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, secila me aftësinë për të shkatërruar tjetrën. Mundësia e shkatërrimit bërthamor e bëri shmangien e një akti të tillë përparësinë kryesore si për Uashtingtonin ashtu edhe për Moskën. Por në librin e tij "Të Mendosh Përtej të Paimagjinueshmes: Nga Lufta e Ftohtë tek Lufta kundër Terrorit", Xhonathan Stevenson vë në pikpyetje nëse kjo strategji do të kishte sukses në luftën e Amerikës kundër terrorit.

Xhonathan Stevenson thotë se përfundimi i papritur i Luftës së Ftohtë me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 nuk la kohë për përgatitjen e strategjive për t'iu përgjegjur

"Për mendimin tim kjo ndodhi sepse Bashkimi Sovjetik shikohej si një vend tepër i fuqishën dhe i pandryshueshëm, saqë edhe strategët më të mëdhenj e patën të vështirë ta imagjinonin botën pa Luftën e Ftohtë. Dalja e grupeve pa shtet si kërcënime strategjike ishte një fenomen i papritur, prandaj dhe strategët nuk parashikuan ndryshimin e strategjisë ushtarake në botën e pas luftës së ftohtë".

Xhonathan Stevenson, profesor i Studimeve Strategjike në Kolegjin e Luftës shpjegon se gjatë Luftës së Ftohtë kërcënimi i shkatërrimit reciprok të superfuqive i mbajti ato larg alternativës së sulmit ndaj njera tjetrës. Kjo teori, shton ai, është ende e vlefshme sot për Rusinë, apo shtete të tjera që kanë armë bërthamore si Koreja e Veriut, e ndoshta edhe Irnai, apo edhe midis Indisë e Pakistanit. Por në librin e tij, autori argumenton se e njeta teori që frenoi sulmet bërthamore, nuk vlen për të frenuar grupet terroriste islamike ndër-nacionale, siç është al-Kaida.

"Terroristët islamikë, për shembull, si al-Kaida, nuk përbëjnë ndonjë rrezik real bërthamor. Prandaj, mbajtja e një arsenali të madh ushtarak nga Shtetet e Bashkuara nuk është e dobishme. Ai nuk do t'i dekurajonte grupet terroriste. Në vend të tij ne duhet të përdorim më shumë një arsenal jo-ushtarak, të ashtuquajturën fuqi të butë, që e kemi shfrytëzuar mjaft deri më sot".

Arsenali jo-ushtarak përfshin diplomacinë, zbulimin dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë. Edhe dekurajimi mund të përfshihet në këtë kategori. Por kjo mund të japë rezultat, thotë profesor Stevenson, vetëm në qoftë se kundërshtari ka diçka me vlerë që i kërcënohet. Ai sugjeron se grupet militante pa shtet duhet të inkurajohen në aktivitete shtetërore, siç është, për shembull, politika.

"Disa nga këto grupe, dhe këtu e kam fjalën veçanërisht për Hezbollahun në Liban si një shembull i mirë, që ka marrë pushtet politik dhe ka fitur legjitimitet nëpërmjet pjesëmarrjes pa dhunë në politikë dhe që nuk do t'i humbasë për shkak të ushtrimit të dhunës".

Një tjetër mësim që Amerika duhet të nxjerrë nga eksperienca e Luftës së Ftohtë, thotë Stevenson, është organizimi i institucioneve studimore për të analizuar kërcënimet e reja. Ai rekomandon gjithashtu që Uashingtoni t'i përqendrojë përpjekjet e tij ndërkombëtare pa përdorur fuqinë ushtarake, por forcat e rendit, zbulimin dhe diplomacinë. Ai thekson gjithashtu se Amerika nuk duhet ta largojë vemendjen nga zhvillime të tjera gjeopolitike që në mënyra të ndryshme duken se çështje të ngjashme me ato të Luftës së Ftohtë.

Analisti, Xhonathan Stevenson, shpreson që mësimet e nxjerra nga Lufta e Ftohtë do të ndihmojnë një brez të ri strategësh që të gjejnë mënyra që do të ndihmojnë për t'i dhënë fund periudhës së terrorit. //iç//

XS
SM
MD
LG