Lidhje

Rritet çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut


Çmimet botërore të naftës u rritën sot me afro 11 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jorkut, ndërkohë që në Uashington vazhdojnë përpjekjet për të hartuar hollësitë e planit prej 700 miliard dollarësh që synon stabilizimin e tregjeve të tronditura financiare.

Çmimi i naftës u rrit sot deri në 115,25 dollarë. Investitorët ndoshta llogarisin se programi i stabilizimit financiar do të nxisë rritjen e ekonomisë amerikane dhe do të rrisë kërkesën për energji.

Rritja e çmimit pasoi gjithashtu rënien e vlerës së dollarit në krahasim me monedhat e tjera. Nafta tradicionalisht është shitur në dollarë kështuqë kur ai dobësohet, çmimi i naftës rritet.

Në korrik, çmimi i naftës arriti deri në 147 dollarë për fuçi por më pas ra me shpejtësi. //rd//

XS
SM
MD
LG