Lidhje

Kosovë, Shqipëri arrestohen 12 persona për trafik ilegal armësh


Pas një aksioni të përbashkët mbrëmë të ndërmarrë nga forcat policore të Kosovës dhe Shqipërisë, të autoritetet njoftuan arrestimin e 12 personave nën akuzat për trafik ilegal armësh.
Sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovë, hetimet e përbashkëta mbi këtë rrjet trafikantësh nga autoritetet, kishin kohë që kishin filluar.

Operacioni i koduar me emrin 'Alberta', filloi në Shqipëri, gjatë të cilit u arrestuan 5 shtetas shqiptar dhe më pas vazhdoi edhe në Kosovë, nga ku u bë e mundur arrestimi i 7 trafikantëve të tjerë. Gjatë operacionit, përveç armëve, forcat e policisë konfiskuan edhe sasi të konsiderueshme municioni, përfshirë edhe eksploziv.

Sipas zyrtarëve të policisë, bashkëpunimi midis dy shteteve për të luftuar trafikun ilegal të armëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. //iç//

XS
SM
MD
LG