Lidhje

PBDNJ kërkon shkarkimin e ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale


Në Shqipëri partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut i paraqiti sot zyrtarisht kërkesën kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e përfaqësuesit të saj në qeveri, ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Kosta Barka.

Kryetari i Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule u takua me kryeministrin Berisha pas mesditës. Ai tha se ka kërkuar shkarkimin e ministrit Kosta Barka pasi sipas tij ai nuk përfaqësonte më këtë këtë forcë politike në qeveri. Shkarkimi i tij erdhi pas debateve në parti, saktësoi zoti Dule.

Në vend të ministrit Barka, partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut ka propozuar zotin Andrea Marto, ish Sekretar i Përgjithshëm në Ministrin e Punës dhe i shkarkuar pak kohë më parë nga ministri Barka.

Vetë zoti Barka sot paradite tha se nuk ishte në dijeni të vendimit nga partia e tij dhe se gjithshka e kishte marrë vesh nga mediat. Ai deklaroi se e kishte shkarkuar kandidatin e ri për ministër pasi nuk i ishte përgjigur detyrimeve institucionale dhe se ishte një funksionar i cili nuk paraqitej në punë në pjesën më të madhe të kohës.

Por sipas zoti Dule, zoti Marto, pritet të japë një frymë të re reformash dhe se emërimi i tij do të sjellë përmirësime në qeverisje. //rd//

XS
SM
MD
LG