Lidhje

BE-ja do t'i dërgojë vëzhguesit e saj në Gjeorgji deri më 1 tetor


Kreu i misionit monitorues të BE-së në Gjeorgji tha se vëzhguesit do të dislokohen plotësisht në vend deri në afatin e 1 tetorit.

Moska nuk ka pranuar të lejojë vëzhguesit evropianë në territoret e Osetisë Jugore dhe Abkazisë, që kur forcat ruse hynë në territorin gjeorgjian më 7 gusht. Moska ka njohur qysh atëherë të dy territoret si shtete të pavarura.

Të hënën në Tbilisi, shefi i misionit të BE-së Hans Jorg Haber tha se të paktën 200 vëzhgues do të dislokohen në disa zona të Gjeorgjisë të papërfshira në mosmarrëveshje territoriale gjatë javës së ardhshme.

Rusia, ka rënë dakort për t'u tërhequr plotësisht nga territori i Gjeorgjisë, përveç zonave të debatueshme, deri në datën 10 tetor. //bsa//

XS
SM
MD
LG