Lidhje

Misteret nëntokësore të Nju Jorkut


Ekipet që punojnë në themelet e Qendrës Botërore të Tregtisë që po ngrihet sërish në Nju Jork, u kanë dhënë shkencëtarëve një pamje të rrallë mbi të kaluarën e largët. Shkencëtarët thonë se punëtorët kanë zbuluar gjatë gërmimeve forma të krijuara në shtratin shkëmbor të zonës nga akullnajat e mbi 20 mijë vjetëve më parë.

Ata thonë se çarjet e thella, shkëmbinjtë nëntokësorë dhe kanionet e zbuluara u krijuan kur akullnajat u tërhoqën nga ky rajon. Në mijëvjeçarët që pasuan, këto tipare topografike u mbuluan nga dheu.

Një nga karakteristikat më interesante të terrenit të zbuluar nga gërmimet është një gropë me thellësi 12 metra, e përshkruar nga punëtorët dhe shkencëtarët si një pusetë gjigande.

Inxhinierët ishin thirrur për të studiuar vendin ku do të ngrihet Kulla 4 dhe Qendra Botërore e Tregtisë. Zyrtarët thonë se ekipet e ndërtimit së shpejti do të duhet të mbushin me dhe, ose të shkatërrojnë me dinamit shumë nga tiparet unike të terrenit, në mënyrë që themelet e ndërtesave të jenë të sigurta. //ad//

XS
SM
MD
LG