Lidhje

Senatorët amerikanë skeptik rreth projektligjit për financat


Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Bush dhe zyrtarët më të lartë të administratës në sektorin ekonomik po i bëjnë thirrje Kongresit të miratojë një paketë prej 700 miliardë dollarësh, për të frenuar përhapjen e krizës financiare.

Drejtori i Rezervës Federale, ose Bankës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke, tha sot para Komisionit Bankar të Senatit se pa planin me rreth 700 miliardë dollarë për të ndihmuar për përballimin e krizës financiare, ekonomia amerikane nuk do të jetë në gjendje të rimëkëmbet. Ai tha se tregjet financiare të botës vazhdojnë të jenë nën një stres të madh.

Edhe Sekretari amerikan i Thesarit, Henri Pollson, bëri thirrje të martën para të njëjtit komision se kriza e tanishme përbën një rrezik të madh për kursimet, investimet dhe vendet punës të amerikanëve.

Senatorët po bëjnë shumë pyetje rreth propozimit për zgjidhjen e krizës financiare. Kryetari i Komisionit Bankar të Senatit, demokrati Kristofër Dod fajësoi për krizën etjen për fitime dhe neglizhencën e agjensive regullatore. Ai tha se nuk do të nxitohet dhe të marrë një vendim të pa menduar mirë lidhur me planin.

Senatori republikan Richard Shelbi, tha se plani duhet shqyrtuar me kujdes në mënyrë që të mos përfundojë në humbjen e parave të taksapaguesve. //rd//

XS
SM
MD
LG