Lidhje

Mekein pezullon fushatën për t’u përqendruar në krizën financiare


Kandidati republikan për President, Xhon Mekein tha se po e pezullon fushatën për t’u përqendruar në krizën financiare të vendit.

Në një dekaratë të bërë të mërkurën, senatori Mekein i bëri thirrje rivalit të tij demokrat, Barak Obama ta shtyjë debatin e planifikuar për të premten për shkak të krizës financiare. Zoti Mekein, i cili dje ishte në Nju Jork, tha se do të kthehej në Uashington për të punuar për një zgjidhje.

Nderkohe, zoti Mekein tha se plani për të shpëtuar tregjet financiare duhet të jetë në radhë të parë në interes të popullit amerikan.

Duke folur dje në Nju Jork, senatori nga Arizona tha se plani duhet të jetë transparent dhe duhet t’i mbajë përgjegjës drejtuesit ekzekutivë të korporatave, në mënyrë që të rikthehet besimi tek tregjet financiare.

Zoti Mekein i bëri këto komente pas bisedimeve me disa ekspertë të njohur të ekonomisë si dhe me drejtues të tanishëm ose në të kaluarën të korporatave amerikane, për t’u marë mendimin për planin prej 700 miliardë dollarësh, që administrata ka propozuar për të zgjidhur krizën financiare. Zoti Mekein tha se shumica e amerikanëve e kanë thënë hapur e qartë, se kriza

financiare nuk është për faj të tyre, por për faj të qeverisë dhe drejtuesve të korporatave.

Megjithëse e kanë kritikuar planin, as senatori Mekein dhe as kandidati demokrat Barak Obama nuk kanë thënë se do ta kundërshtojnë planin e qeverisë. //ii

XS
SM
MD
LG