Lidhje

Presidenti Bamir Topi:  Kosova meriton  të jetë sa më parë anëtare e OKB-së


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të njohin pavarësinë e Kosovës, këtë realitet të ri politik, ekonomik dhe social, që meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, siç u shpreh kreu i shtetit shqiptar. Duke iu referuar qartazi politikave të Rusisë dhe Serbisë ndaj kësaj çështjeje, Presidenti Topi tha se çdo ndërmarrje kundër forcimit të shtetit të Kosovës, politike, ekonomike, ushtarake apo diplomatike, nuk është veçse përpjekje e pashpresë kundër proceseve integruese në NATO dhe në Bashkimin Evropian të rajonit të Ballkanit. Presidenti Topi tha se ky do të ishte një investim regresiv kundër progresit dhe vlerave të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG