Lidhje

Cervenkovski: Greqia nuk po përmbush detyrimet ndërkombëtare


Presidenti i Maqedonisë, Branko Cervenkovski, tha se Greqia nuk po përfill detyrimet e saj ndërkombëtare, duke bllokuar kërkesën e vendit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Presidenti Cervenkovski tha sot në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara se anëtarësimi në këto organizata është një prej përparësive kryesore të Maqedonisë.

Ai tha se Athina është duke shkelur një marrëveshje të vitit 1995 sipas së cilës Greqia ligjërisht nuk ka të drejtë të bllokojë përpjekjet e Maqedonisë për t’u bërë anëtare në organizatat ndërkombëtare.


Greqia dhe Maqedonia janë përfshirë në një mosmarrëveshje të gjatë mbi emrin e Maqedonisë. Në fillim të këtij viti, Greqia bllokoi ftesën e bërë nga NATO-ja për anëtarësim për shkak të kësaj mosmarrëveshjeje.

XS
SM
MD
LG