Lidhje

Presidenti Sejdiu: Kosova është unike, ajo nuk do të ndahet

  • Intervistoi: Konda

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ndodhet këto ditë në Nju Jork, ndërsa aty po zhvillohen takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme pritet të shqyrtojë kërkesën e Serbisë që pavarësia e Kosovës të shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova dhe vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj, janë kundër kësaj nisme, dhe një nga synimet e vizitës së presidentit Sejdiu është të bllokojë kalimin e çështjes tek Gjykata e Drejtësisë. Zoti Sejdiu ishte i ftuar për një intervistë nga studio e Zërit të Amerikës në selinë e Kombeve të Bashkuara.


Zëri i Amerikës:Zoti President, nga takimet që keni patur gjatë këtyre ditëve, çfarë është bërë në këtë aspekt, pra lidhur me kërkesën e Serbisë për shqyrtimin e pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?

Presidenti Fatmir Sejdiu: Po unë mund të them me të parën, seka qenë njëmundësi e jashtëzakonshme, që gjatë qëndrimit tim në Nju Jork, të takoj shumë burrështetas,me të cilët kam shtruar në mënyrën më të drejtpërdrejtë çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës,por në të njëjtën kohë, edhe angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë për të penguar një incistivë të tillë, e cila më tepër se do të sillte efekte politike, në kuptimin e hezitimit të ndonjë vendi, se sa do të ketë edhe pasoja juridike. Me një fjalë kam shpjeguar se Serbia është ajo që ka bërë krimin në Kosovë, ajo që ka planifikuar vrasjen me paramendim të një populli të tërë, dhe kundër saj janë marrë edhe ndërhyrjet ndërkombëtare si ai i domosdoshëm i NATO-s, i 78 ditëshit të vitit 1999. Unë mund të them që kam gjetur mirëkuptim të jashtëzakonshëm tek shumë vende, në kuptimin, se vërtet, është iracionale një qasje e tillë dhe në këtë kuadër, unë them se Kosova do të ketë një mbështetje të vazhdueshme në proceset e mëtejshme. Jemi shumë të bindur se procesi i njohjeve të mëtejshme do të vazhdojë. Kam një inkurajim të jashtëzakonshëm nga Presidenti Bush, por edhe nga burra të tjerë shteti që kanë njohur Republikën e Kosovës, por në takime të rasttit që kam pasur me përfaqësues nga vende të ndryshme, qoftë nga Kontineti Afrikan, qoftë nga ai Amerikës Latine, apo edhe nga Lindja e Largët, se do ta kenë parasysh këtë, dhe maturinë që Kosova ka pas deri tash, dhe se do të angazhohen në një vijë të bashkëpunimit edhe ndërkombëtar, në mënyrë që çështja e Kosovës të merrte si cilësi e saj e veçantë, apo e karakterit "sui generis", që nuk mund të interpretohet në forma të tjera, në bazë të pretendimeve që ka dikush tjetër. Prandja, ishte një rast i mirë që të bisedoj posaçërisht, edhe me udhëheqësit e vendeve fqinje të Kosovës, me Presidentin e Maqedonisë, atë të Malit të Zi; kam takuar kryetarin e Greqisë, atë të Qipros greke, dhe Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë. Është shumë me rëndësi, se ka një mirëkuptim të veçantë, por e them edhe një herë, për proceset që kanë filluar në Kosovë, dhe se besoj në proces të mëtejshëm do të kemi një mbështetje të drejtpërdrejtë edhe me njohjet.

Zëri i Amerikës:Njohja e Kosovës nga vendet fqinje, që ju përmendët, Mali i Zi dhe Maqedonia vlerësohet si shumë me rëndësi. Është thënë që kjo mund të ndodhë së shpejti. Nga takimet që keni patur me përfaqësuesit e këtyre vendeve, a keni marrë ndonjë mesazh se kjo vërtetë mund të ndodhë shpejt?

Presidenti Fatmir Sejdiu:Unë mund të them se të dy presidentët, edhe ai Maqedonisë, edhe ai i Malit të Zi, kanë shprehur vërtet një përkushtim të veçantë për të vlerësuar ecjen pozitive që ka bërë Kosova, ndjenjën e tyre, sikurse edhe ne vetë, për një fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë mes vendeve tona, dhe mendoj se nuk do të jetë larg procesi i njohjes nga ana e të dy vendeve. Për ne do të jetë shumë e rëndësishme, se me këtë mbyllet cikli i njohjes së Republiksë së Kosovës nga vednet fqinje, me përjashtim Serbinë, e cila ka një qasje tjetër, e cila dëshiron ta vejë në bankë të zezë të gjithë bashkësinë ndërkombëtare për bëmat e këqija të saj të drejtpërdrejta, por ne shpresojmë, se praktikisht, kjo mbyllje e këtij cikli, do të jetë një sinjal i jashtëzakonshëm edhe për vendet e tjera, të cilat janë larg gjeografikisht nga Kosova. Mund të them gjithahstu, se kam kërkuar edhe nga Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, që të bëjnë një lëvizje pozitive me të parën, në qoftë se ata, nuk do të kenë mundësi, psh, për shkak të rrethanave të brendshme, që ta njohin Republikën e Kosovës, të shkohet me njohjen e dokumentacionit të Republikës së Kosovës, konkretisht, të pasaportave të Republikës së Kosovës. Një gjë të ngjashme e kam kërkuar sot edhe nga Kryetari i Qipros greke, dhe mendoj se veprimi që ka bërë Republika greke në këtë drejtim, është një sinjal pozitiv.

Zëri i Amerikës:Në një raport të publikuar dje, Grupi Ndërkombëtar i Krizave thonte se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në mbajtjen e premtimeve të veta në Kosovë. Sipas jush, çfarë mund të ishte bërë më mirë në këtëp aspekt?

Presidenti Fatmir Sejdiu:Po unë them, se mund të ketë një angazhim më të fuqishëm të vendeve të BE-së, duke patur parasysh se ka disa nga vendet, të cilat kanë ngecë, me qëndrimet e tyre në unifikimin e përbashkët dhe të plotë për njohjen e Republikës së Kosovës. Vetë numri 21 është një kualitet i jashtëzakonshëm, por do të ishte po ashtu teprë e nevojshme, që të ishte pjesë e materializuar edhe ajo pjesë e investimeve të përbashkëta me prezencën në Kosovë. Flas për vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Prandja, në këtë kuadër, ne do të dëshironim një kohezion edhe në vendimmarrjen finale, të themi në përfundimin e ciklit të njohjeve, por po ashtu, do të ishte shumë e rëndësishme që të përshpjetohet edhe në procesin e vendosjes së prezencës së re civile dhe e asaj të EULEX-it, që do të jetë një mekanizëm i jashtëzakonshëm në mbështetje për një lëvizje më të shpejtë, të institucioneve të Kosovës, posaçërisht në dy fusha të rëndësishme, siç është ajo e sundimit të ligjit dhe e sigurisë dhe paralelisht me këtë të përfundojë procesi i rikonfigurimit, apo dhe realisht mund të themi i mandatit të OKB-së në Kosovë, pra i UNMIK-ut. Kjo do të ishte edhe një përmbyllje e suksesshme e gjithë kësaj historie, e cila pavarësisht se ka zgjatur shumë kohë, 9 vjet, janë bërë ecje të jashtëzakonshme pozitive, por në të njëjtën kohë mendoj se ka ardhur koha, që të përfudnojë në mënyrën më të mirë të mundshme, në mbështetje reciproke edhe nga e misioneve të Kosovës, por edhe atyre ndërkombëtare, duke patur hapësirën e nevojshme, që ne jemi zotuar se do të zbatojmë plotësisht projektin e Presidentit Ahtisari, një projekt që është mbështetur fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare, nga BE dhe SHBA.

Zëri i Amerikës:Grupi Ndërkombëtar i Krizave gjithashtu ka ngritur shqetësimet në raportin e publikuar dje, se siç thuhet, në Kosovë po ndodh ndarja "de facto" e vendit. Si u përgjigjeni këtyre shqetësimeve?

Presidenti Fatmir Sejdiu:Unë mund të them se në Kosovë ka një gjendje në pjesën veriore të saj faktike, të trashëguar që prej 9 vjetësh, e cila ka akumuluar një sërë problemesh brenda vetvetes. Është çështja e funksionimit me tolerancë të strukturave paralele, të cilat kanë qenë fatkeqësisht të instrumentuara gjithë kohën nga qeveritë e Beogradit dhe qëndrimi i tyre ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta, në radhë të parë do të thoja, për vetë popullin serb, sepse e ka mbajtur peng lëvizjen e tij drejt integrimeve të brendshme në Kosovë dhe që Kosovën ta trajtojnë si atdhe të përbashkët. Mendoj, se kjo tolerancë që i është bërë këtyre strukturave, që janë gjithnjë të cilësuara si struktura jo legale, si bandatura, apo mekanizma të tjerë, thjesht që kanë prodhuar dhunë dhe destabilitet, dhe që në një farë mënyre kanë patur inkurajimin e brendshëm, po e quaj shpirtëror, në kuadrin e kësaj tolerance. Megjithatë, mendoj se është momenti dhe koha e fundit, që edhe si realizim i Projektit Ahtisari, por edhe e asaj që Kosova njihet në integritetin e saj të plotë, si shtet sovran dhe të pavarur, të bëhet një ndërhyrje aktive dhe mjaft energjike, për të përfunduar angazhimet e këtyre strukturave, të cilat nuk mund të cilësohen asnjëherë si partner për të ardhmen e Kosovës, pas janë struktura që përbëhen kryesiht nga njerëz që kanë bërë dhe bëjnë veprime të këqija në Kosovë, janë struktura që merren sot aktivisht me kriminalitet ekonomik, që nuk e dëshirojnë stabilitetin e Kosovës, që nuk e dëshirojnë sundimin e ligjit dhe nuk dëshirojnë që të jenë tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në këtë kuadër, ne presim një presion më të madh ndërkombëtar, posaçërisht me vendosjen e EULEX-it, i cili do të drejtohej njëkohësisht nga bashkësia ndërkombëtare, si tërësi, edhe ndaj Serbisë. Në se është mbështetur qeveria serbe e tanishme si qeveri që ka promovuar veten si perëndimore, është kohë që ajo të japë provat e drejtpërdrejta për të ndërprerë këtë ushqim të vazhdueshëm të këtyre strukturave. Nga ana jonë, ne do të japim sinjale për inkurajimin e serbëve të Kosovës, dhe veçanërisht të asaj pjese, e cila është në institucione, jep angazhimin e saj të drejtpërdrejtë, qoftë në qeveri, qoftë në Parlament, apo në forma të tjera, por njëkohësisht, të themi edhe një angazhim të vazhdueshëm inkurajimi edhe me qytetarët e thjeshtë që përballen me realitetin praktik dhe e cilësojnë Kosovën si atdhe të barabartë, ashtu sikurse cilësohet edhe nga ligjet tona. Në këtë kuadër, kjo trashëgimi i keqe që ka lejuar funksionimin e këtyre strukturave, natyrisht që ka provokuar pasoja të drejtpërdrejta. Por megjithatë, unë them se është inkurajuese, qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare, por edhe i Kosovës, se Kosova është unike, ajo nuk do të ndahet, kjo patjetër do të jetë përgjigja e vazhdueshme edhe nga mekanizmat e sigurisë. Unë dua të vlerësoj shumë lart qëndrimin e trupave të NATO-s në Kosovë, se nuk do të lejohet asnjë përsëritje të atakut ndaj tyre, që do ishte edhe ndaj integritetit të Kosovës. Qytetarët Kosovës kanë qenë dhe janë faktor i rëndësishëm i këtij stabiliteti dhe do ta kuptojnë me dashamirësi këtë nismë dhe bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtare në kuadrin e ruajtjes së integritetit të Kosovës. Prandaj është me rëndësi, që të punojmë në mënyrë shumë aktive, që kjo pjesë e Kosovës, në kuptimin më të mirë të mundshëm të inkuadrohet qoftë në jetën e përditshme por edhe atë institucionale, edhe me projekte zhvillimore; dhe dihet mirë që Kosova ka marrë një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare në Konferencën e donatorëve dhe do të vazhdojmë ta realizojmë siç duhet.

Zëri i Amerikës:Zoti President, ju faleminderit për intervistën.

Presidenti Fatmir Sejdiu:Ju faleminderit juve!

XS
SM
MD
LG