Lidhje

Vdes aktori legjendar Pol Njumën, në moshën 83 vjeçare


Aktori legjendar i Hollivudit Pol Njumën vdiq nga kanceri në moshën 83 vjeçare.

Pol Njumën ka luajtur në mbi 50 filma gjatë karrierës së tij që zgjati 6 dekada. Ai ka qenë 10 herë kandidat për çmimin Oskar dhe fitoi në vitin 1986 një Oskar për rolin e tij në filmin “The Color of Money.”

Njumën njihet për portretizimin e personazheve rebele, por të pëlqyeshme, shpesh në role kryesore si rolin e personazhin Hud në filmin “Butch Cassidy and the Sundance Kid,” “The Sting” dhe “Cool Hand Luke”.

Njumën ka qenë i martuar me aktoren e njohur Xhoan Uduard që në vitin 1958, kur luajti me të në filmin “The Long Hot Summer.”

Në vitin 1982, Njumën ngriti një kompani ushqimore, të quajtur "Newman’s Own". Megjithëse krijimi i kompanisë ishte një trill i momentit, ajo u shndërrua në një burim fitimesh të konsiderueshme deri në 250 milionë dollarë, të cilat ai ia ka dhuruar organizatave bamirëse.//lk

XS
SM
MD
LG