Lidhje

"Do You Know", albumi i parë kantri i Xhesika Simpsonit


Nga viti 1999 në vitin 2006, Xhesika Simpson, nxorri katër albume me muzikë pop, nga të cilët u shitën 14 milionë kopje në gjithë botën. Vitin e kaluar ajo u kthye në Teksas për të incizuar albumin e saj të parë me muzikë kantri. Dhe ky është albumi "Do You Know", nga i cili kemi zgjedhur këngën "Come On Over", që është e dhe interpretimi i parë i Xhesikës në këtë zhanër muzikor dhe u rendit në 20 këngët më të mira kantri në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

"Come On Over"

Xhesika kontriboi edhe vetë në kompozimin e 8 nga 11 këngët e albumit "Do You Know". Ajo bashkëpunoi me disa nga kompozitorët më të famshëm të Neshvillit si Hillari dhe Kris Lindsi, Troi Verxhia dhe Rejçëll Proktor.

Edhe Dalli Parton e ndihmoi Xhesikën me disa këngë. Këngën e titullit të albumit, "Do You Know", ajo e këndon pikërisht me Dalli Partonin. Ta dëgjojmë

"Do You Know"

Me albumin "Do You Know", Xhesika hynën në listën e shumë këngëratëve të famshëm të muzikës pop që kanë kaluar në interpretimet e kantrit, si Martina MekBrajd, Reba MekEntajër, Shania Tuein dhe Feith Hill. Përsëri nga albumi "Do You Know", të dëgjojmë Xhesika Simpsonin me këngën e saj të re, "Remember That".//iç//

"Remember That"

XS
SM
MD
LG