Lidhje

Afganistan - Vritet oficerja e policisë afgane


Zyrtarët afganë thonë se persona të paidentifikuar qëlluan për vdekje një ndër policet femra më të njohura në vend.

Malalai Kahar u vra të dielën kur po shkonte në shtëpi në qytetin jugor Kandahar. I biri i saj u plagos në këtë incident. Kryengritësit talebanë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Oficerja e policisë Kahar, nënë e 6 fëmijëve, kryesonte departamentin e krimeve kundër grave në Kandahar. Ajo është ndjekur me interesim nga media ndërkombëtare dhe njihej si grua e guximshme në një shoqëri konservatore në një nga provincat më të dominuara nga meshkujt në vend.

Presidenti Hamid Karzai e dënoi sulmin. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se zonja Kahar ishte shembull për vendin e saj dhe gratë afgane.// mm //

XS
SM
MD
LG