Lidhje

Ashpërsohet gara presidenciale - Mekein në sulm ndaj Obamës


Kandidati republikan për president, senatori Xhon Mekein është hedhur në sulm ndaj rivalit të tij demokrat, Barak Obama, ndërkohë që anketimet tregojnë se senatori Obama gëzon mbështetje pak më të madhe në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Senatori McCain u tha përkrahësve të tij sot në Ohajo se politikat ekonomike të zotit Obama do ta zhysin vendin edhe më shuymë në recesion, siç u shpreh ai.

Kandidati republikan presidecial tha se shkoi javën e kaluar në Uashington për të qënë pjesë e negociatave mes kongresit dhe administratës lidhur me planin e shpëtimit financiar prej 700 miliard dollarësh për të mbrojtur interesat e taksapaguesve amerikanë. Ai e akuzoi rivalin e tij Obama se luan me politikën dhe qëndron mënjanë ndërkohë që vendi përballet me krizë ekopnomike.

Por senatori Obama, i cili shkoi të premten në takimin e Shtëpisë së Bardhë bashkë me zotin McCain dhe udhëheqës të tjerë të kongresit, tha se ka qënë shumë i angazhuar në çështjet e ekonomisë. Ai tha se prania e madhe e zotit McCain në Washington gjatë krizës mund të ketë dëmtuar më shumë se sa ndihmuar sepse politikat e fushatës u përfshinë në procesin e negociatave.

Senatori Obama po bën sot fushatë në Denver të shtetit Kolorado. //rd//

XS
SM
MD
LG