Lidhje

SHBA: Kandidatët presidencialë japin ide për zgjidhjen e krizës


Kandidatët presidencialë i propozuan presidentit George Bush ide për zgjidhjen e krizës ekonomike, e cila po mbizotëron garën për në Shtëpinë e Bardhë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se senatori demokrat, Barak Obama dhe senatori republikan John McCain folën me presidentin në telefon. Zëdhënësi i cilësoi bisedat telefonike si shumë konstruktive.

Të dy kandidatët propozuan masa të përkohshme për të ndihmuar ekonominë. Ata propozuan që depozitat bankare të garantohen nga qeveria deri në 250 mijë dollarë krahasuar me 100 mijë dollarë që janë tani.

Ata thanë se një hap i tillë duhet të ndihmojë bizneset e vogla që të paguajnë për koston e administrimit të tyre si dhe rrogat e punonjësve.

Senatorët Obama dhe McCain u bënë thirrje ligjvënësve në Kongres që të vazhdojnë punën deri në miratimin e planit financiar. Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan e hodhi poshtë dje projekt-ligjin prej 700 miliardë dollarësh.//kk//

XS
SM
MD
LG