Lidhje

Kryeministri grek shkarkon nga detyra një zëvendës të  tij


Kryeministri grek Kostas Karamanlis shkarkoi nga detyra një nga zëvëndësit e tij duke bërë kështu që partia e tij të ketë vetëm një vend më shumë nga numri i duhur për të ruajtur shumicën në parlament.

Zëvëndësi sekretari Stavros Dailakis u hoq nga Partia e Re Demokratike sot, pasi kërkoi dorëheqjen e dy këshilltarëve të kryeministrit pas një serie skandalesh etike.

Kërkesa e tij binte ndesh me thirrjet e fundit të kryeministrit për të punuar drejt bashkimit të partisë.

Zoti Dailakis do të vazhdojë të qëndrojë në parlamentin prej 300 anëtarësh si deputet i pavarur, megjithëse ka thënë se vazhdon të jetë besnik i partisë së tij. Ai tha se do të japë dorëheqjen nga legjislatura në se kryeministri e kërkon një gjë të tillë, në mënyrë që partia të mund të emërojë një person tjetër në vendin e tij.//lk

XS
SM
MD
LG