Lidhje

Studim mbi kancerin e gjirit. Vlerat e arsimit parashkollor


Studim mbi kancerin e gjirit

Dihet se faktorët e njohur të kancerit të gjirit janë mosha e grave dhe historia familjare e sëmundjes. Por një studim i ri thotë se kanceri i gjirit varet edhe nga faktorë të tjerë. Shkencëtarët thonë se këta faktorë janë pak të dukshëm dhe përcaktohen gjatë periudhës së rinisë dhe lindjes së fëmijëve. Për shembull, vendimet që gratë marrin mbi ushqimin ose jo të foshnjeve me qumësht gjiri, mund të ndikojnë më vonë në shkallën e rrezikut të prekjes nga kanceri i gjirit.

Shpesh shtrohet pyetja se përse kanceri i gjirit tek disa gra është më agresiv ndërsa tek disa të tjera ky tumor trajtohet lehtë?

Në raste të tilla, shkencëtarët përmendin rolin gjenetik, por në një studim të kohëve të fundit thuhet se lloji i kancerit të gjirit përcaktohet nga historia personale e çdo gruaje. Mjekët në qëndrën Fred Hutchinson për kërkime kanceroze morën në shqyrtim 1 mijë e 100 gra që ishin prekur me lloje të ndryshme kanceri të gjirit dhe i krahasuan ato me gjendjen e 1 mijë e 500 grave të shëndetëshme.

Ata vunë re se gratë që ushqyen foshnjet e tyre me qumësht gjiri për të paktën 6 muaj ishin 50 përqind më pak në rrezik për t’u prekur nga tumorë të shumëfishtë, mes tumorëve më vdekjeprurës të kësaj sëmundjeje.

Këto graq që mbanin fëmijët në gji për të paktën 6 muaj kishin 20 përqind më pak gjasa që të prekeshin nga një kancer i dytë agresiv në gji.

Gratë, periodat e të cilave fillonin në moshë të herëshme ishin dy herë më shumë në rrezik të prekeshi nga tumorë që trajtohen me Herceptin, ndërsa gratë, menstruacionet e të cilave kishin filluar më vonë, rrezikoheshin nga një lloj kanceri me shkallë më të lartë rreziku i ndjeshëm ndaj estrogjenit.

Shkencëtarët thonë se me kuptimin e historisë riprodhuese të një gruaje ndryshon edhe rreziku për disa lloje kanceresh të gjirit duke çuar në përmirësimin e mënyrave të diagnostikimit dhe të trajtimit të tyre.


Vlerat e arsimit parashkollor


Kopshtet u mësojnë fëmijëve se si të sillen me njëri tjetrin dhe i bëjnë ata gati për shkollë. Por një studim i ri thotë se qëndrat parashkollore hedhin bazat për arritje akademike afatgjate. Një grup shkencëtarësh britanikë vëshguan një grup fëmijësh të moshës 10 vjeç dhe arritën në përfundimin se fëmijët që kishin shkuar në kopsht ose në qëndra parashkollore, ishin më të mirë në lëndën e matematikës se sa moshatarët e tyre që kishin qëndruar në shtëpi.

Studimi tregon se fëmijët që kishin frekuentuar kopshte ishin më të avancuar në shkollën fillore. Por autorët e studimin shkojnë edhe më tej duke thënë se kjo përvopjë e arsimimit të hershëm sjell rezultate të larta akademike në të ardhmen.

Shkencëtarët britanikë vëzhguan për 7 vjet rreth 300 fëmijë duke filluar nga mosha 3 vjeç. Këta fëmijë tashmë 10 vjeçarë po u nështrohen provimeve për të parë se sa ka ndikuar periudha parashkollore në rezultatet e tyre.

Në provimet e matematikës, këta fëmijë dolën me rezultate më të larta sesa fëmijët e tjerë që nuk kishin patur përvojë mësimi parashkollor. Rezultatet e larta u vunë re tek të gjithë fëmijët që kishin shkuar në kopsht, pavarësisht nga gjinia apo shtresa shoqërore e familjeve të tyre. Kjo i bën autorët e studimit të dalin me idenë për krijimin e një sistemi për arsim të përgjithshëm parashkollor.

Megjithatë, rezultate e këtyre fëmijëve u ndikuan edhe nga cilësia e kopshteve të tyre. Në ato qëndra parashkollore me mësues a edukatore të përgatitur dhe ku ekzistonte një atmosferë e përzemërt, këta fëmijë dilnin më të përgatitur në krahasim me fëmijët e kopshteve ku tregohej më pak kujdes.




XS
SM
MD
LG