Lidhje

Vjedhja e identitetit dhe viktimat e saj të shumta

  • Pol Sisko

Vjedhja e identitetit është problem i ndërlikuar dhe i përhapur në të gjithë botën. Ky fenomen përkufizohet në mënyra të ndryshme, por në thelb ka të bëjë me keqpërdorimin e të dhënave personale të një personi tjetër për të mashtruar dikë tjetër. Vjedhësit e identitetit mund të veprojnë të vetëm; megjithatë, agjencitë e rendit njoftojnë se ata po krijojnë gjithnjë e më shumë rrjete për të vepruar në të gjithë vendin, e madje edhe në kontinente të tjera. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, Komisioni Federal i Tregtisë kontaktohet nga mbi 20 mijë konsumatorë në javë të cilëve u është vjedhur identiteti ose që besojnë se mund të bien viktimë e tij. Në vazhdim, një vështrim mënyrave se si vjedhësit e identitetit e ushtrojnë zanatin e tyre:

Punonjësi i zjarrfikëseve Tod Çisom u arrestua për shkarkimin e faqeve që përmbanin pornografi fëmijësh në internet. Por ai ishte i pafajshëm, dhe kishte rënë viktimë e vjedhjes së identitetit.

Po kështu ndodhi me Geri Bërkin. Karta e tij bankare ishte kopjuar.

“Na duket sikur na kanë dhunuar”, - thotë ai.

Miliona njerëz në të gjithë botën bien viktimë çdo vit dhe humbjet vjetore në para vlerësohen të arrijnë në miliarda dollarë. Komisioni Federal i Tregtisë thotë se rreth nëntë milionë amerikanë bien viktimë e vjedhjes së identitetit çdo vit.

Kushdo që përdor kartë krediti, apo kartë bankare mund të bjerë viktimë. Numri i kartës mund të kopjohet, të ruhet apo të shitet.

Kriminelët mund t’i marrin numrat duke instaluar paisje inçizuese në vendin ku futet karta e bankës apo e kreditit. Në këtë rast është përdorur një kamera e fshehtë për të regjistruar kodin sekret.

Besohet se karta e Geri Bërkin ishte klonuar.

“Askush nuk do që t’i ndodhë diçka e tillë”,- thotë ai.

Makineritë që klonojnë kartat janë të lehta për t’u gjetur, përdorur dhe mund të blihen në internet. Një shqetësim tjetër është vjedhja e identitetit përmes kompjuterit nga vjedhësit dhe shitja e tij në internet.

Në një faqe interneti, vjedhësit e identiteteve mund të blejnë dhe të shesin numra kartash krediti me shumicë. Ata mund të japin edhe mostra për blerësit e interesuar.

Ed Lourej punon për Shërbimet Sekrete amerikane.

“Ne nuk ndjekim vjedhësit adoleshentë që punojnë nga bodrumi. Ne ndjekim grupe të organizuara kriminale, të cilat janë zakonisht të vendosura në Evropën Lindore, dhe që përpiqen të vjedhin shuma të mëdha parash.”

Muajin e kaluar u ngritën akuzat kundër disa të dyshuarve nga Shtetet e Bashkuara, Evropa Lindore dhe Kina, në atë që hetuesit federalë amerikanë e quajtën rrjeti më i madh dhe më kompleks i vjedhjes së identiteteve të zbuluara ndonjëherë në vend. Ata kishin hyrë në rrjetet pa lidhje kabllore të disa firmave të mëdha duke komprometuar numrat e mbi 40 milionë kartave të llogarive rrjedhëse dhe të kreditit. Besohet se qindra miliona dollarë janë vjedhur në këtë rast.//lk


XS
SM
MD
LG