Lidhje

Presidenti Bush i bën thirrje Dhomës së Përfaqësuesve ta miratojë planin financiar


Presidenti Bush tha se amerikanët janë të shqetësuar se qeveria mund të mos veprojë për të ndalur krizën financiare dhe si pasojë ata mund të humbasin punën apo kursimet. Presidenti u bëri thirrje sot ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve që të ndjekin shembullin e Senatit dhe të miratojnë një variant të rishikuar të planit prej 700 miliardë dollarësh për shpëtimin e sistemit financiar të vendit.

Senati e miratoi projekjtligjin mbrëmë vonë me 74 vota pro dhe 25 kundër. Të dy kandidatët presidencialë, demokrati Barak Obama dhe republikani Xhon Mekein, lanë fushatën dhe u kthyen në Uashington mbrëmë për të marrë pjesë në votim.

Projekt-ligji i jep Departamentit të Thesarit para për të blerë kreditë e këqia të bankave dhe të institucioneve të tjera financiare.

Të hënën, Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë një variant të mëparshëm të këtij plani, duke u bërë shkak për rënin e bursës si asnjëherë më parë brenda një dite.

Demokratët dhe republikanët i bënë disa shtojca planit për ta bërë atë më tërheqës. Ai përfshin shkurtime taksash për bizneset dhe shtresën e mesme të taksapaguesve, kufizimin e fitimeve për ekzekutivët e kompanive dhe rritjen e kufirit të depozitave bankare që garantohen nga qeveria federale, nga 100 mijë dollarë që është aktualisht në 250.//lk

XS
SM
MD
LG