Lidhje

Irani thotë se po shqyrton pezullimin e pasurimit të uraniumit


Një negociator i lartë iranian tha se Teherani po shqyrton mundësinë e ndaljes së programit të debatueshëm për pasurimin e uraniumit në se merr një furnizim të garantuar për energji nga jashtë.

I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare Bërthamore, Ali Ashgar Soltanieh tha sot se Irani mund ta rishikojë qendrimin e tij në këmbim të një marrëveshjeje për furnizim të sigurt me energji për uzinat e tij të energjisë elektrike. Por ai shtoi gjithashtu se Irani mund të kërkojë të mbajë disa nga kapacitetet e pasurimit si kolateral, siç e quajti ai, në rast se furnizimet nga jashtë me karburant bërthamorë do të ndërpriteshin.

Irani nuk i ka përfillur rezolutat e OKB-së që kërkojnë ndalimin e pasurimit të uraniumit. Qeveritë evropiane dhe ajo e Shteteve të Bashkuara janë të shqetësuara se Irani po përpiqet të ndërtojë një bombë bërthamore.//lk

XS
SM
MD
LG