Lidhje

Medvedev: Kriza financiare, fundi i sundimit financiar amerikan


Presidenti rus Dmitri Medvedev thotë se kriza financiare botërore tregon se epoka e sundimit financiar të Shteteve të Bashkuara ka marrë fund dhe se ka ardhur koha për zbatimin e reformave financiare në shkallë botërore.

Zoti Medvedev i bëri këto komente sot në Shën Petërburg, ku ndodhet për vizitë kancelarja gjermane Angela Merkel. Të dy udhëheqësit diskutuan për lidhjet tregtare, planet për një tubacion gazi natyror prej 1 mijë e 200 kilometrash, që do lidhë të dy vendet si dhe për krizën e sistemit financiar.

Zonja Merkel tha se nevojiten mekanizma të reja për të kontrolluar sistemin financiar botëror. Tubacioni i propozuar, Nord Stream, ka polemika në Evropën Perëndimore, pjesërisht ngaqë pjesa më e madhe e tij do të ndërtohet nën Detin Balltik.

Kritikët e kanë sulmuar projektin, ngaqë tubacioni nuk do të kalojë nga vendet balltike dhe Polonia. Suedia e kundërshton projektin, për shkak të rrezikut të ndotjes së mjedisit. //ii

XS
SM
MD
LG