Lidhje

Serbët e veriut të Kosovës protestojnë kundër EULEX-it


Mijëra serbë u mblodhën në Kosovën veriore për të protestuar ndaj dislokimit të misionit policor dhe administrativ të Bashkimit Evropian.

Demonstruesit dolën sot në rrugë në qytetin etnikisht të ndarë të Mitrovicës. Protesta të vogla u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Kosovës. Nuk ka njoftime për përleshje apo të plagosur. Personeli i BE-së zëvendëson forcën e Kombeve të Bashkuara që vepron në Kosovë qysh nga viti 1999.

Dislokimi i kundërshtuar nga Serbia dhe aleatja e saj tradicionale Rusia, pritet të përfundojë këtë vit. Mitrovica ka qënë skenë e konfrontimeve mes shqiptarëve dhe serbëve që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Beogradi në muajin shkurt. Presidenti serb Boris Tadiç përsëriti këtë javë se e konsideronte Kosovën pjesë të Serbisë. Ai tha se do të shqyrtonte mundësinë e ndarjes së Mitrovicës mes shumicës etnike shqiptare në jug dhe serbëve etnikë në veri.//lk

XS
SM
MD
LG