Lidhje

Gjenden gjurmët e avionit të miliarderit Foset


Autoritetet në Kaliforni thonë se ekipet e kërkimit kanë gjetur mbeturina të aeroplanit të aventurierit amerikan, Steve Foset.

Zyrtarë të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit thanë se aeroplani u gjet mbrëmë në malet Sierra Nevada të Kalifornisë.

Në fillim të kësaj jave, një alpinist në atë zonë gjeti dokumenta identifikimi të zotit Foset.

Autoritetet konfirmuan sot se mbeturinat e gjetura ishin pjesë të aeroplanit me një motor Bellanca të zotit Foset.

Aventurieri amerikan u zhduk vitin e kaluar pasi u nis për një fluturim nga shteti i Nevadës. Në shkurt të këtij viti, një gjykatës e shpalli ligjërisht të vdekur 63 vjeçarin Foset.//lk

XS
SM
MD
LG