Lidhje

9 të vrarë nga një sulm në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit


Zyrtarë të zbulimit pakistanez thanë se nga goditja e një rakete që dyshohet se u ndërmor nga forcat amerikane, u vranë të paktën 9 njerëz, duke përfshirë të huaj, në kufirin afgan.

Zyrtarët thanë sot se sulmi me raketë goditi fshatin Mohamet Khel në rajonin fisnor të Vaziristanit verior, fshat i njohur si bazë e militantëve të al Kaidës dhe talibanëve.

Udhëheqësit e Pakistanit kanë dënuar një numër sulmesh me raketë gjatë javëve të fundit që dyshohet se janë ndërmarrë nga forcat amerikane kundër Al-Kaidës dhe militantëve talebanë, në zonën verilindore të vendit.

Gjatë një takimi me presidentin Bush javën e kaluar, presidenti pakistanez Asif Ali Zardari foli me forcë për të drejtën e sovranitetit të Pakistanit. //ad//

XS
SM
MD
LG