Lidhje

Britani: Kryeministri Braun riorganizon kabinetin


Kryeministri britanik, Gordon Brown riorganizoi kabinetin, duke emëruar rivalin e tij politik, Peter Mandelson, në postin e sekretarit të biznesit.

Zoti Mandelson, komisioneri i tregtisë në Bashkimin Evropian, po zëvendëson sekretarin e biznesit, John Hutton, i cili do të jetë sekretari i mbrojtjes.

Zoti Mandelson ka qënë dy herë ministër në kabinetin e zotit Blair por u detyrua të jepte dorëheqjen të dyja herët për shkak të një skandali me huanë e shtëpisë dhe për një ndërhyrje në aplikimin për pasaportë.

Sekretarja e Transportit Ruth Kelly dha dorëheqjen, pasi kërkon të kalojë më shumë kohë me familjen. //ad//

XS
SM
MD
LG