Lidhje

Pakistan - 20 të vrarë nga hedhja e një rakete në Vaziristanin verior


Zyrtarë të zbulimit pakistanez thanë se nga hedhja e një rakete që dyshohet se u ndërmor nga forcat amerikane, u vranë të paktën 20 vetë, përfshirë shtetas të huaj, në kufirin afgan.

Banorë të zonës kanë nisur të varrosin viktimat e goditjes së një shtëpie në rajonin fisnor të Vaziristanit verior.

Zyrtarët pakistanezë thanë se një avion i telekomanduar hodhi një raketë që goditi një shtëpi në terrritorin afgan. Zyrtarët thanë se shumica e të vdekurve ishin arabë dhe se nuk kanë informacione nëse mes të vrarëve është ndonjë udhëheqës i militantëve.

Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit Gjeneral Majori Athar Abas i tha të shtunën Zërit të Amerikës se ende po mësohen hollësi nga sulmi me raketë, prandaj është herët të thuhet nëse ka patur ose jo shtetas të huaj mes të vrarëve. Abbas mohoi gjithashtu njoftimet për një sulm tjetër të premten në Vaziristanin verior, duke thënë se trupat ndërkombëtare janë duke realizur një operacion në kufirin afgan. //bsa//

XS
SM
MD
LG