Lidhje

Rusia akuzon Gjeorgjinë për shpërthimin e një makine bombë në Osetinë e Jugut


Hetuesit rusë thonë se shpërthimi i një makine bombë të premten në rajonin seperatist të Osetisë së Jugut ishte vepër e shërbimeve sekrete gjeorgjiane. Shpërthimi la të vrarë 7 paqeruajtës rus.

Bomba shpërtheu para komandës së forcave paqeruajtëse ruse, pranë kryeqytetit të rajonit, Tskhinvali. Një zyrtar ushtarak rus tha se shefi i paqeruajtësve rus, ishte mes të vrarëve nga ky shpërthim. 8 ushtarë të tjerë u plagosën.

Një zëdhënës për komisionin hetues të kësaj ngjarjeje, u tha të shtunën gazetarëve se një ekzaminim paraprak u jep dedektivëve arsy të besojnë se shërbimet e zbulimit gjeorgjin ishin të përfshira në atë që ai e quajti akt terrorist në Tskhinvali.

Gjeorgjia e ka mohur këtë akuzë.

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka urdhëruar ministrinë e mbrojtjes, policinë dhe ministrinë e jashtëme që të organizojnë një hetim të plotë mbi ngjarjen. Ai ka urdhëruar gjithashtu masa më të larta sigurie në Osetinë e Jugut.

XS
SM
MD
LG