Lidhje

Disa të vrarë nga sulmi amerikan në Irak


Ushtarakë amerikanë thonë se 5 militantë, si dhe tre gra dhe tre fëmijë u vranë gjatë një sulmi amerikan, gjatë të cilit një i dyshuar si kryengritës aktivizoi lëndët plasëse në trup.

Ushtria thotë se ushtarët e saj u bënë objekt sulmi me armë zjarri të dielën mbasi hynë në një shtëpi në Mosul ku besohej se ishte një terrorist. Një militant më pas hodhi në erë një jelek me lëndë shpërthyese.

Në një deklaratë të ushtrisë, thuhet se 5 terroristë u vranë gjatë sulmit, e së bashku me ta edhe tre gra e tre fëmijë. Një tjetër fëmijë u plagos. Ushtarët gjetën më vonë armë dhe lëndë shprthyese në ndërtesë.

Ditën e premte, ushtria amerikane tha se dy helikopterë amerikanë u përplasën kur po uleshin në një bazë në kryeqytetin e Irakut, Bagdat.

Ushtria tha se një ushtar irakian u vra gjatë përplasjes, ndërsa dy ushtarë irakianë dhe tre ushtarë amerikanë u plagosën. //bsa//

XS
SM
MD
LG