Lidhje

BE: Rusët po heqin postoblloqet nga Gjeorgjia


Vëzhguesit e Bashkimi Evropian që mbikqyrin zbatimin e marrëveshjes së paqes mes Rusisë dhe Gjeorgjisë thonë se forcat ruse në Gjeorgji kanë filluar të heqin postblloqet pranë rajonit separatist të Osetisë Jugore.

Trupat ruse u panë sot në përgatitje për t’u larguar nga disa postblloqe në territorin që Rusia e ka shpallur si zonë sigurie.

Qeveria ruse kishte premtuar se do të largohet nga territori i diskutueshëm gjeorgjian brenda të premtes, në përputhje me marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga Franca. Ministri i Brendshëm i Gjeorgjisë konfirmoi sot heqjen e postblloqeve në dy qytete.

Forcat ruse ndërhynë ushtarakisht në Gjeorgji në fillim të gushtit, pasi Gjeorgjia ndërmori goditje ushtarake kundër separatistëve pro-rusë në Osetinë Jugore. Moska e ka njohur këtë territor dhe Abkazinë si shtete të pavarura, megjithë kritikat nga qeveritë perëndimore.

200 vëzhgues të Bashkimit Evropian filluan misionin e tyre të mërkurën, në kuadër të marrëveshjes së armpushimit. //mm//
XS
SM
MD
LG